Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren në kuadër të Superligës në basketboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren në kuadër të Superligës në basketboll
Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku KB Bashkimi do të përballet më KB Bora.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:45 dhe do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren, një arenë që sjell përballje të forta.
Ndërkohë të dy skuadrat synojnë fitore të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit, me Bashkimin që kërkon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas, ndërsa Bora hyn në këtë duel me synimin për të befasuar.
Kjo ndeshje pritet të jetë një test i vërtetë force, ku Bashkimi do të kërkojë fitoren para tifozëve të vet, ndërsa Bora synonë të konfirmojnë statusin e tyre si një nga pretendentët kryesorë të këtij sezoni.
KB Bashkimi aktualisht mban pozitën e dytë me 46 pikë (19 fitore, 8 humbje), derisa KB Bora renditet e treta në tabelë më 41 pikë (14 fitore, 13 humbje).
KosovaPress