​Dardanet mësojnë kundërshtarin në “play-off” për Kupën e Botës 2027
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Dardanet mësojnë kundërshtarin në “play-off” për Kupën e Botës 2027
Kosova femrat
18/06/2026 - 15:35
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave ka mësuar kundërshtarin në fazën “play-off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke shënuar një moment historik për sportin në vend.

Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s, u përcaktua se Dardanet do të përballen me Austrinë në gjysmëfinale të kësaj faze. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 13 tetor në Austri.

Federata e Futbollit e Kosovës në këtë ceremoni u përfaqësua nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka, si dhe trajnerja e Kombëtares A, Xhuli Berisha.

Në rast se arrin të kalojë Austrinë, Kosova në finalen e “play-off”-it do të përballet me fituesin e çiftit Izrael - Zvicër. Ndeshjet finale janë planifikuar të zhvillohen më 1 dhe 5 dhjetor.

Kjo arritje konsiderohet historike për futbollin e femrave në Kosovë, pasi është hera e parë që Kombëtarja arrin në këtë fazë të garës. Dardanet siguruan pjesëmarrjen në “play-off” pasi e përfunduan me sukses ciklin kualifikues në Ligën C, duke u renditur në vendin e parë të grupit.

Përveç kësaj, ato kanë siguruar edhe promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të futbollit të femrave në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026