Franca, fituesja e hendbollit botëror, përballet me Kosovën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Franca, fituesja e hendbollit botëror, përballet me Kosovën
volejboll
09/04/2026 - 10:39
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll përballet sot më 9 prill, me superfuqinë botërore, Francën. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë.

Përballë Kosovës vjen një nga përfaqësueset më të suksesshme në historinë e hendbollit. Franca ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshëm ndër vite, duke fituar tituj botërorë në vitet 2003, 2017 dhe 2023, ndërsa së fundmi u rendit e treta në Kampionatin Botëror. Përveç këtyre, francezet kanë siguruar edhe katër medalje të argjendta dhe një të bronztë në këtë garë prestigjioze.

Sukseset e Francës nuk ndalen vetëm në botërorë. Në Lojërat Olimpike, ato kanë qenë vazhdimisht në elitë, duke fituar medaljen e argjendtë në Rio 2016, të artën në Tokio 2020 dhe sërish të argjendtën në Paris 2024. Ndërkohë në Kampionatin Evropian, Franca fitoi titullin e parë në vitin 2018, ishte nënkampione në vitin 2020 dhe arriti në gjysmëfinale në dy edicionet e fundit, 2022 dhe 2024.

Edhe në kualifikimet aktuale për Euro 2026, Franca ka dëshmuar dominim të plotë, duke fituar bindshëm katër ndeshjet e para dhe duke siguruar tashmë kualifikimin.

Pavarësisht se Franca hyn në këtë përballje si favorite absolute, Kombëtarja e Kosovës synon të japë maksimumin para publikut vendas. Vajzat kosovare janë të motivuara për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe për të sfiduar një nga ekipet më të forta në botë.

Ndeshja e sotme pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kosovën, duke ofruar një mundësi të mirë për të matur nivelin ndaj një prej ekipeve më të forta në botë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026