​Argjentinë - Angli, qytetarët parashikojnë rivalin e Spanjës në Botëror
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Argjentinë - Angli, qytetarët parashikojnë rivalin e Spanjës në Botëror
qytetaret-1500726
15/07/2026 - 09:47
Linku u kopjua

Ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00, ka ngjallur interes të madh edhe te qytetarët, të cilët kanë dhënë parashikimet e tyre për fituesin e sfidës, rezultatin dhe finalen e madhe.

Duke dhënë parashikimet e tyre për KosovaPress, qytetarët u shprehën se Anglia do të sigurojë biletën për në finale, megjithëse pati edhe nga ata që besojnë se Argjentina do të triumfojë.

Ismail Aliu parashikoi fitore 2-1 për Anglinë ndaj Argjentinës, duke besuar se të dy golat për anglezët do t’i realizojë Jude Bellingham. Sipas tij, në finale Anglia do të përballet me Francën, ndërsa trofeun do ta fitojnë francezët me rezultat 2-0.

“Argjentina - Angli 2-1 për Anglinë. Bellingham”, deklaroi Ismail Aliu.

Edhe një qytetar tjetër Mirsad Krasniqi, u shpreh optimist për Anglinë, duke vlerësuar se ndeshja do të jetë e fortë dhe me rezultat të ngushtë.

“Mendoj se kësaj radhe do të fitojnë anglezët. Do të jetë 1-0 ose 2-1. Te Anglia mund të shënojnë Bellingham dhe Harry Kane”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Nysret Haxhiu tha se pret një duel të barabartë mes Anglisë dhe Argjentinës, me vetëm një gol diferencë, ndërsa beson se në finale do të shkojë Anglia, e cila sipas tij është një nga ekipet më të mira.

“Anglia është e fortë. Mendoj se ka ardhur koha ta fitojë kampionatin, sepse është një ndër ekipet më të mira”, u shpreh Haxhiu.

Megjithatë, pati edhe qytetarë që besojnë te Argjentina. Sami Sinani parashikoi fitore 2-1 për argjentinasit dhe tha se në finale pret një përballje me Spanjën.

“Mendoj që Argjentina fiton, sepse e ka ekipin më të fortë. Me rezultat 2-1. Në finale Spanja dhe Argjentina e fiton Botërorin”, deklaroi ai.

Një qytetar i huaj, që vinte nga Portugalia, Jose Faria u shpreh i bindur se Argjentina do ta mposhtë Anglinë me rezultat 3-1, por në finale parashikoi triumfin e Francës ndaj Argjentinës.

“Jam i bindur se Argjentina do ta fitojë, me rezultat 3-1”, tha Faria.

Nga përgjigjet e qytetarëve vihet re se Anglia gëzon mbështetje më të madhe për ta kaluar gjysmëfinalen, ndërsa Franca shihet si favoritja kryesore për të fituar titullin e kampionit të botës, në rast se arrin në finale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026