Arsenali arriti në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë në historinë e tyre të martën në mbrëmje, duke mposhtur Atletico Madridin në gjysmëfinale. Saka ishte heroi për skuadrën e tij, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes në stadiumin Emirates, duke siguruar që Arsenali të dilte fitues 2-1 në total.
Ndërkohë Arsenali tani do të përballet ose me Paris Saint-Germain ose me Bayern Munich në finalen në fund të majit. Ndeshja do të zhvillohet në Puskas Arena në Hungari.
24-vjeçari fillimisht hezitoi të përgjigjej, përpara se të jepte një përgjigje të çuditshme.
“Nuk mund të më pyesni këtë! E dini që do të duhet të jap një përgjigje të trajnuar nga media! E dini thellë-thellë se me kë duam të përballemi, kjo është e gjitha që do të them” – tha Saka.Të tjerët mendojën se ai dëshiron të luajë kundër Bayernit, pasi Arsenali i mundi ata bindshëm në fazën e ligës këtë sezon.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj.