Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua rëndë në vendin e punës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua rëndë në vendin e punës
KEKkuu
16/07/2026 - 14:01
Linku u kopjua

Një punëtor 58-vjeçar i Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vdekur gjatë ditës së enjte pasi nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve nga lëndimi që ka pësuar në vendin e punës para tetë ditësh.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi edhe nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica i cili tha se gjatë punës i ka rënë një mjet i fortë në kokë gjë që ka shkaktuar plagët e rënda që kanë çuar në fatalitet.

“Milazimi është lëndu para një jave dite në vendin e punës dhe pas kësaj ka qenë në spital në QKUK nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe si rezultat nuk ka arrit me ju mbijetu plagëve.  Po në detyrën e punës ka qenë. Ka qenë duke punuar në kushte normale siç kanë punuar gjithë herëve të tjera ka qenë rast që ka ndodh. Gjatë procesit të punës aty ka kcy ni bulon dhe fatkeqësisht një mjet i fortë e ka godit në kokë dhe ka ndiku në marrjen e plagëve të rënda”, tha ai.

E njoftimin për vdekjen e Milazim Binakut e ka dhënë edhe KEK-u përmes një postimi në rrjetin social Facebook përmes së cilit i ka shprehur ngushëllime familjes së Binakut.

“Gjatë kryerjes së detyrave të punës, më datë 08.07.2026, në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, i ndjeri pësoi lëndime të rënda trupore. Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra”, thuhet në njoftim.

Binaku ishte i punësuar në KEK për më shumë se 36 vjet. 

“Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë 16.07.2026, me kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Lum i Madh, Komuna e Vushtrrisë”, përfundon njoftimi i KEK-ut. 

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se i ndjeri Milazim (Baki) Binaku ishte punonjës i KEK-ut, i sistemuar në vendin e punës “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026