Sot para dhjetë vitesh Kosova u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror atë të FIFA-s. FFK-ja mori 141 vota për anëtarësimi, nga 164 votat valide në Kongesin e 66-të të FIFA-s i cili u mbajt në Meksikë.
Me anëtarësimin në UEFA, me datën 3 maj 2026, misioni i FFK-së u kompletua kur më 13 maj 2016, Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë, pas një rruge të gjatë sakrificash, përkushtimi dhe besimi të palëkundur.
Një fjalim e pati mbajtur edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, legjenda Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Ndërkohë, pas Vokrrit delegatëve iu drejtua edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet në votimin elektronik, derisa Kosova mori 141 vota.“Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik. Mirënjohje e veçantë edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë” – shkroi Ademi.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri tani.