​Ajax përballet me kritika për nënshkrimin e Ter Stegen: Ai është gjithmonë i lënduar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ajax përballet me kritika për nënshkrimin e Ter Stegen: Ai është gjithmonë i lënduar
ter stegen
07/07/2026 - 13:54
Linku u kopjua

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen është shumë pranë kalimit te Ajaxi në formë huazimi nga Barcelona, me marrëveshjen që tashmë është arritur dhe që pritet të finalizohet pas kontrollove mjekësore në Amsterdam.

Ter Stegen do t’i bashkohet gjigantit holandez me synimin për të marrë rolin e portierit titullar, ndërsa Ajaxi do të ketë edhe opsionin për ta transferuar përfundimisht nëse ai bind me paraqitjet e tij.

Megjithatë, ky transferim ka ngjallur reagime të shumta në Holandë, ku disa analistë dhe gazetarë kanë shprehur dyshime për aftësinë e portierit 33-vjeçar për t’i dhënë zgjidhje problemeve që Ajaxi ka pasur në portë gjatë sezonit të fundit.

Pavarësisht kritikave, drejtuesit e Ajaxit mbeten të bindur për këtë transferim. Drejtori sportiv Jordi Cruyff dhe trajneri Michel janë mbështetësit kryesorë të afrimit të Ter Stegenit, me këtë të fundit që e njeh portierin nga bashkëpunimi i tyre i mëparshëm te Girona.

Në anën tjetër, largimi i Ter Stegenit konsiderohet një hap pozitiv për Barcelonën, edhe pse përfitimi financiar nuk pritet të jetë i madh. Klubi katalanas do të vazhdojë të paguajë pjesën më të madhe të pagës së portierit, ndërsa Ajaxi do të mbulojë vetëm një pjesë të saj.

Sipas marrëveshjes, kontributi financiar i klubit holandez do të varet nga numri i ndeshjeve që Ter Stegen do të zhvillojë gjatë sezonit.

Kjo do të thotë se Barcelona do të përfitojë kursime më të mëdha vetëm nëse portieri aktivizohet rregullisht dhe shmang problemet me lëndimet. Në rast të një dëmtimi të ri, klubi spanjoll mund të vazhdojë të mbajë pothuajse të gjithë barrën financiare të kontratës së tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026