A u ndal Kane nga “magjia” e Nana Kwaku Bonsam?
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A u ndal Kane nga “magjia” e Nana Kwaku Bonsam?
Një nga historitë më të pazakonta të Kupës së Botës 2026 vjen nga Gana, ku prifti tradicional i njohur si Nana Kwaku Bonsam pretendoi publikisht se kishte kryer rituale shpirtërore për të ndalur kapitenin e Anglisë, Harry Kane, para përballjes mes dy kombëtareve.
Pak ditë para ndeshjes, Bonsam deklaroi se ishte duke “punuar” kundër sulmuesit anglez dhe se synimi i tij ishte ta pengonte Kane të kishte ndikim në lojë. Ai tha se nuk dëshironte t’i shkaktonte lëndim serioz lojtarit, por vetëm ta ndalonte kundër Ganës.
Ajo që e bëri historinë edhe më interesante ishte fakti se ndeshja Angli-Ganë përfundoi pa gola, ndërsa Kane zhvilloi një nga paraqitjet më të zbehta të tij. Sulmuesi anglez humbi edhe një rast të artë në fund të takimit që mund t’i siguronte fitoren “Tre Luanëve”, duke u bërë menjëherë objekt i komenteve dhe shakave në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e Bonsamit.
Anglia e kryeson grupin L me katwr pikw, aq sa ka edhe Gana, ndwrsa Kroacia wshtw e treta me tri pikw, para Panamasw qw mbetet pa pikw.
KosovaPress