McGregor ndaj Holloway: Rri urtë kur flas unë, nuk do të më prekësh
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
McGregor ndaj Holloway: Rri urtë kur flas unë, nuk do të më prekësh
image (26)
15/06/2026 - 12:53
Linku u kopjua

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur mes dy yjeve të UFC-së, Conor McGregor dhe Max Holloway, gjatë një sekuence interviste për meçin e tyre të shumëpritur në UFC 329.

Irlandezi, i njohur për deklaratat e tij bombastike, nuk ka kursyer as këtë herë rivalin e tij, duke garantuar se do të dominojë plotësisht brenda kafazit.

McGregor: "Nuk do të më prekësh. Këtu kundër meje është një botë tjetër... Unë do të dal nga kjo përballje pa asnjë gërvishtje."

Holloway u mundua t'i përgjigjej me qetësi duke i kujtuar se kohët kanë ndryshuar:

Holloway: "Është koha e 'Mystic Max', vëlla."

Megjithatë, kjo deklaratë ka nxitur edhe më shumë irritim te "The Notorious", i cili ndërpreu Holloway-n me tone të ashpra:

McGregor: "RELAXOHU DHE QETËSOHU DERISA FLAS UNË. Max është fëmija im, kërkoj ndjesë për sjelljen e tij të pasjellshme."

Tensionet mes dy luftëtarëve vetëm sa kanë shkuar në kulm, duke ndezur që tani atmosferën për atë që pritet të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura të vitit në artet marciale mikse.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026