Zyrtare, Real Madridi realizon goditjen tjetër në merkato
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare, Real Madridi realizon goditjen tjetër në merkato
15/06/2026 - 11:14
Linku u kopjua

Real Madridit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll Marc Cucurella nga Chelsea.

Lojtari pritet t’i bashkohet “Los Blancos” pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ku aktualisht është pjesë e kombëtares së Spanjës.

“Real Madrid CF dhe Chelsea FC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Marc Cucurellës, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2032.“, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Sipas informacioneve, marrëveshja mes Real Madridit dhe Chelseat është arritur për një transfer që kap vlerën rreth 50–60 milionë euro, përfshirë bonuset.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026