Zyrtare: Real Madridi nis masa disiplinore ndaj Valverdes dhe Tchouamenit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare: Real Madridi nis masa disiplinore ndaj Valverdes dhe Tchouamenit
image (4)
07/05/2026 - 21:23
Linku u kopjua

Klubi i Real Madridit ka thyer heshtjen përmes një komunikate zyrtare, duke konfirmuar incidentet e rënda që ndodhën gjatë stërvitjes së sotme.

Klubi njoftoi se ka hapur zyrtarisht procedime disiplinore ndaj dy mesfushorëve, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouameni.

Ky vendim vjen pas përleshjes fizike mes lojtarëve, e cila la Valverden me lëndime në kokë dhe jashtë fushave për të paktën një javë.

Real Madridi bëri të ditur se masat dhe rezolutat përfundimtare do të bëhen publike sapo të përfundojnë procedurat e brendshme, duke sinjalizuar dënime të rënda për të dy protagonistët në këtë periudhë të trazuar për klubin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026