Festa e titullit, Intelektualët “ngacmojnë” skuadrën rivale, Gjilanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Festa e titullit, Intelektualët “ngacmojnë” skuadrën rivale, Gjilanin
Tifogrupi i skuadrës së Dritës, i njohur si “Intelektualët”, kanë publikuar një postim në faqen e tyre në Facebook në prag të derbit lokal ndaj Gjilanit, ndeshje kjo ku Drita do të kurorëzohet me titullin kampion.
Në këtë postim, vëmendje të madhe ka tërhequr mënyra e referimit ndaj kundërshtarit, ku Gjilani është përmendur si “klubi nga periferia”, një shprehje që ngjallë reagime dhe diskutime pranë sfidës së zjarrtë.
Në postim, përveç mobilizimit për ndeshjen, janë përdorur edhe shprehje me tone ofenduese ndaj kundërshtarit, si “myte katunarin”, mesazh ky i interpretuar si një mënyrë për të rritur tensionin dhe atmosferën para derbit tradicional të qytetit, i cili çdo herë sjell rivalitet të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Ndeshja pritet të zhvillohet me interes të lartë dhe me prani të madhe tifozësh, duke qenë një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit për të dy klubet.
Derbi do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.
KosovaPress