Zyrtare, Dukagjini ndan rrugët me trajnerin Ndue Përgjokaj
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare, Dukagjini ndan rrugët me trajnerin Ndue Përgjokaj
New Project (24)
22/03/2026 - 19:03
Linku u kopjua

KF Dukagjini ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ndue Përgjokaj.

Përmes një komunikate për media, kanë falënderuar teknikun për kontributin dhe punën profesionale të treguar gjatë periudhës sa ishte në krye të shtabit teknik të skuadrës.

Ky largim vjen në një moment kur ekipi po kërkon stabilitet në rezultate, ndërsa klubi i ka uruar Përgjokajt suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Ende nuk ka një emër zyrtar se kush do ta marrë timonin e Dukagjinit për ndeshjet e mbetura të kampionatit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026