Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Vuqiqi
Foto Arkiv
27/06/2026 - 22:13
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se ushtria serbe është arsyeja pse askush nuk guxon ta sulmojë vendin që e udhëheq, derisa ka shtuar se nesër me rastin e Betejës së Kosovës, siç e quajnë serbët “Vidovdan”, do ta demonstrojnë forcën e tyre. E, përveç kërcënimit me ushtri, ai foli sërish për orientimin e Serbisë kah Rusia dhe Kina.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke paralajmëruar demonstrimin e forcës së ushtrisë serbe, Vuçiq tha se Serbia nuk ka pse të përmbush cdo kërkesë, duke shtuar se “nuk e kanë bërë kurrë.”

"Nesër është Vidovdani, shikoni forcën e ushtrisë suaj, do të shihni pse askush nuk do të jetë në gjendje ta sulmojë Serbinë. Ne nuk kemi pse të përmbushim çdo kërkesë dhe nuk e kemi bërë kurrë. Serbia merr vendime në mënyrë të pavarur. Por e gjithë kjo është mirë, kur jemi në rrugën evropiane. Por se a do t’i prishim miqësitë, si me Kinën, Rusinë – jo, nuk do ta bëjmë këtë. Nuk i hedhim miqtë tanë kur është e vështirë. Ne i vlerësojmë ato miqësi”, tha ai.

Ani se foli kështu, siç edhe bën zakonisht, duke u munduar të “ulet” në dy karrige, pretendoi se megjithatë, Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian.

“Dhe a do të nxitojmë në rrugën evropiane, po, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë", tha Vuçiq.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026