Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal
Konjufca
27/06/2026 - 22:40
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka përfaqësuar Kosovën në Forumin e Dubrovnikut, ku liderë shtetesh, diplomatë dhe ekspertë të politikës diskutuan mbi rendin e ri ndërkombëtar dhe sfidat që lidhen me të ardhmen e Evropës.

Konjufca bëri të ditur se, në margjinat e forumit, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ai theksoi se Kroacia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen që Zagrebi i ka dhënë Prishtinës në proceset e saj ndërkombëtare.

"E falënderova ministrin Radman për mikpritjen në Dubrovnik, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe për përkrahjen e qartë që Kroacia i ka dhënë Kosovës në momentet e saj të rëndësishme", ka shkruar Konjufca.

Ministri në detyrë mori pjesë edhe në panelin "The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together", ku u diskutuan sfidat e pazgjidhura të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Sipas tij, paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtohen mbi parime të qarta dhe jo mbi shtyrje të pafundme të proceseve.

Konjufca ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe synimit për t'u bërë pjesë e plotë e familjes euroatlantike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026