Albion Rrahmani drejt transferimit të madh në Serie A
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Albion Rrahmani drejt transferimit të madh në Serie A
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani mund të jetë shumë pranë transferimit më të rëndësishëm të karrierës së tij këtë verë. Pas dy sezoneve të kaluara te Sparta Praga, ku realizoi 26 gola në 83 paraqitje, 25-vjeçari po tërheq interes serioz nga klubet evropiane.
Sipas mediave çeke, Venezia e sapongjitur në Serie A ka shprehur interes konkret për shërbimet e Rrahmanit. Klubi italian synon të forcojë repartin ofensiv për të siguruar mbijetesën në elitë dhe e sheh ish-sulmuesin e Rapidit si një përforcim të rëndësishëm.
Sparta Praga tashmë ka vendosur çmimin për kartonin e lojtarit, i cili kap vlerën e 8 milionë eurove. Ndërkohë, sipas Transfermarkt, vlera aktuale e Rrahmanit në treg është rreth 7 milionë euro.
Megjithatë, Venezia nuk është e vetmja skuadër e interesuar. Rrahmani raportohet se ndodhet në listën e disa klubeve të tjera evropiane, duke e bërë verën e tij potencialisht vendimtare për të ardhmen.
Një transferim i mundshëm do të përfitonte edhe Rapidi, ish-klubi i tij, i cili e shiti lojtarin për 5 milionë euro në vitin 2024, por ruan 15% të kartonit për një shitje të ardhshme.
Në dimër, Rrahmani ishte pranë një kalimi te Lyon, por marrëveshja nuk u realizua.
KosovaPress