Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesi i integrimit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesi i integrimit të Kosovës
Bisedimet1234
15/04/2026 - 17:29
Linku u kopjua

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian ?? dhe Koordinatori kombëtar për instrumentin për reforma dhe rritje, Jeton Zulfaj, me ftesë të znj. Eva Palatová, ushtruese e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, zhvilloi takim njohës me shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së.

“Diskutimi u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit institucional dhe garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të reformave.

Kryenegociatori falënderoi BE-në dhe shtetet anëtare për ndihmën dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se fokusi i tij kryesor do të jetë avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave si hapa të natyrshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Z. Zulfaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një përpjekje e përbashkët. Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ndan vlerat e përbashkëta evropiane, prin në rajon në indekset e avancimit demokratik dhe ka mesatare të lartë të zhvillimit ekonomik, andaj avancimi drejt anëtarësimit në BE është hap i natyrshëm dhe i merituar.

Takimi ofroi hapësirë për diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë përpara, si dhe rëndësinë e dinamizimit të procesit dhe të bashkëpunimit institucional në funksion të avancimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026