ZRRE mohon të ketë qenë në zyrën e LVV-së në Kuvend: Raportojmë kurdo para komisionit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
ZRRE mohon të ketë qenë në zyrën e LVV-së në Kuvend: Raportojmë kurdo para komisionit
Zrre
03/04/2026 - 11:00
Linku u kopjua

Në komisionin e ekonomisë, ku pritej të raportonte Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), u tha se të njëjtit nuk iu përgjigjën pozitivisht mbledhjes, porse shkuan në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.

Kjo deklaratë erdhi pas dështimit të mbledhjes së komisionit, e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Ata që nuk morën pjesë ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

E, nga ZRRE, në kushte anonimiteti kanë thënë për KosovaPress se ishin në Kuvend porse nuk kanë shkuar në katin e zyrave të partive.

“Ne ishim të gatshëm të marrin pjesë dhe të raportonin por kjo mbledhje dështoi shkaku i kuorumit”, ka thënë personi në fjalë.

Sipas të njëjtit, bordi i ZRRE-së është i gatshëm të reagojë kurdo.

KosovaPress ka kontaktuar edhe tre anëtarë të komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, përfshirë kryesuesen e Komisionit për ekonomi, Rozeta Hajdarin por të njëjtit nuk pranuan të përgjigjen lidhur me këtë çështje, duke thënë se janë "të zënë me punë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026