Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRE) ka propozuar që për këtë vit të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, transmeton KosovaPress.
ZRRE-ja bën të ditur se ka propozuar që të shmanget ndikimi i menjëhershëm dhe që kjo të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, nëpërmjet një mekanizmi të profilizimit të kostove.
Sipas komunikatës së ZRRE-së, gjatë analizës që kanë bërë të aplikacioneve të pranuara nga ndërmarrjet energjetike është vërejtur se gjatë vitit 2026 do të ketë prodhim më të ulët për shkak se njësitë e Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B pritet të i nënshtrohen ndërprerjeve të zgjatura të cilat janë të domosdoshme për përmirësimin e besueshmërisë dhe performancës së prodhimit në vitet në vijim.
“Pas skandalit të madh me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesës sonë të qartë që të mos merret asnjë vendim për ngritje të çmimit të energjisë elektrike pa u zbardhur e gjithë e vërteta, ZRRE ka njoftuar për mos-ngritje të tarifave të energjisë elektrike. Kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngremë zërin, kur kërkojmë drejtësi dhe nuk ndalemi, rezultatet vijnë”, reagon Azemi.
Ai thotë se ata nuk do të ndalen deri sa ky skandal të zbardhet plotësisht, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarëve të ju kthehen paratë e vjedhura.