Zogaj: Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër do të fillojë puna për realizimin e projektit për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”. Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat. “Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën. Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”. Kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat dhe do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit,” ka shkruar Zogaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024