Në katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, një numër i madh premtimesh që lidhen me sektorin e ekonomisë kanë mbetur të pa realizuara. Krijimi i Bankës Zhvillimore, shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dhe ai për banim të përballueshëm për 4 mijë familje, janë disa nga to që nuk u bën realitet përveç Ligjit për Fondin Sovran i cili është në Gjykatën Kushtetuese.
Përkundër lëvdatave të pushtetit se ka pasur progres ekonomik në këtë mandat, nga opzoita dhe njohës të ekonomisë thonë se qeveria ka dështuar në zhvillimin e sektorit të ekonomisë.
Derisa nga opozita thonë se qeveria ka dështuar të realizojë investime kapitale dhe projekte të rëndësishme.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala kritikon qeverinë, duke theksuar se gjatë këtij mandati qeveria ka dështuar të realizojë investime kapitale dhe projekte të rëndësishme. Ai shton se ndërmarrjet publike si Trepça dhe KEK kanë vazhduar të kenë performancë të dobët, dhe se përpjekjet për të mbyllur AKP-në nuk kanë pasur asnjë rezultat konkret.Ndërsa, shprehet se e njëjta ka dështuar edhe në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
“Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran, edhe atëherë kur janë diskutuar ne i kemi pas dilemat tona. Asnjëra prej këtyre dyjave, as që ka nis të realizohet, sepse konceptualisht nuk është zhvilluar së paku si koncept se si do të funksionojë, sepse ne kemi ekonomi të tregut dhe duhet të marrim parasysh funksionimin e ekonomisë në kushtet e një tregu të hapur dhe është vështirë të futen koncepte që nuk janë kontabile me këtë qasje, me këto parime të ekonomisë së hapur. Madje, është problemi tek Agjencioni i Privatizimit, i cili është premtuar se do të mbyllet si agjencion, ndërkohë që nuk ka ndodhë asnjë veprim. Mandej, janë ndërmarrjet publike, ku janë kritikuar qeveritë e kaluara se po bëjnë gjakderdhje financiare duke i ndihmuar ndërmarrjet publike, performanca e këtyre ndërmarrjeve gati, pa përjashtim një ose dy prej tyre mund të kenë një përmirësim të caktuar në gjitha tjerat është përkeqësuar gjendja”, thotë Hoti.
Ndërkaq, edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Blendi Hasaj thotë se kjo qeveri është identifikuar me atë qe e ka pas një theks më të veçantë tek këto skemat sociale.
Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka folur për të arriturat e kësaj Qeverie. Ajo për KosovaPress ka përmendur rritjen ekonomike dhe raportet tregtare për eksport dhe import.
“Gjatë këtij mandati qeverisës si rritje kryesore në Republikën e Kosovës shihet rritja ekonomike, po ashtu edhe treguesit demografik që janë treguar dukshëm në rritje gjatë këtij mandati qeverisës. Rritja ekonomike mesatare 6 për qind gjatë këtij mandati qeverisës, kemi dyfishim të eksportit dhe përmirësim të bilancit tregtar nga raporti eksport-import nga një me nëntë me një me gjashtë. Kemi dyfishim të investimeve të huaja direkte gjatë këtij mandati", tha Hajdari.