Zia për Khamenein vazhdon, ndërsa kërcënon rikthimi i luftimeve
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zia për Khamenein vazhdon, ndërsa kërcënon rikthimi i luftimeve
739866196_1050165094030739_1703703662758284002_n
09/07/2026 - 10:33
Linku u kopjua

Sot është dita e fundit e ceremonive gjashtëditore të zisë publike në Iran dhe Irak, të organizuara nga udhëheqësit e rinj iranianë për të shfaqur unitet dhe për të theksuar rëndësinë e liderit suprem të vrarë në orët e para të luftës për Iranin dhe komunitetin më të gjerë shiit.

Sipas transmetuesit britanik BBC, procesioni mortor është shoqëruar në çdo ndalesë nga turma të mëdha, ndërsa sot ka mbërritur në qytetin e shenjtë iranian Mashhad, vendlindjen e Ajatollah Khameneit.

Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit me SHBA-në, e arritur muajin e kaluar, nuk arriti të eliminojë rrezikun e përshkallëzimit. Me një marrëveshje të paqartë dhe të interpretuar ndryshe nga palët, Irani dhe rajoni duket se po hyjnë në një fazë “as luftë, as paqe”, me përplasje të herëpashershme dhe përpjekje për negociata mbi çështje kyçe si ngushtica e Hormuzit dhe programi bërthamor i Iranit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026