Të hënën (nesër) pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
KosovaPress mëson nga zyrtarë të LDK-së se, takimi i radhës në përpjekje për arritjen e një konsensusi, do të mbahet të hënën prej orës 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
https://kosovapress.com/perfundon-takimi-kurti-abdixhiku-a-pati-marreveshje-per-presidentin
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind.
Koalicioni qeverisës i drejtuar nga LVV ka 66 deputetë ose 14 më pak se numri i duhur i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin e vendit.