Zbulohet një shumë e konsiderueshme me euro e dinarë serbë në Jarinje
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zbulohet një shumë e konsiderueshme me euro e dinarë serbë në Jarinje
euro e dinare
20/05/2026 - 11:25
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.

Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur udhëtarin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, ndërsa përgjigjja ka qenë negative.

“Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10 mijë e 173 euro e 60 centë, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë”, njofton Dogana, transmeton KosovaPress.

Sipas Doganës, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative. Për rastin është njoftuar hetuesia e doganës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa një pjesë e mjeteve mbetet e ndaluar deri në përfundim të hetimeve. Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës është obligim ligjor dhe mosrespektimi i këtyre dispozitave sjell pasoja administrative dhe ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026