Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore. Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.
Krasniqi në një intervistë për KosovaPress kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n përçka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.
Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.Megjithatë, e sheh të domosdoshme riintegrimin e plotë të serbëve në veri në institucionet kosovare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...