Xavi Simons shpërthen ndaj tifozëve të Wolves pas lëndimit të rëndë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Xavi Simons shpërthen ndaj tifozëve të Wolves pas lëndimit të rëndë
New Project - 2026-04-26T074852.941
26/04/2026 - 10:53
Linku u kopjua

Fitorja e parë e Tottenhamit për vitin 2026 ndaj Wolves ka mbetur në hije të një incidenti të rëndë dhe dëmtimeve shqetësuese, ku ylli holandez Xavi Simons është parë duke shpërthyer ndaj tifozëve vendas derisa po largohej nga stafi mjeksor pas një lëndimi në gju.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili u lëndua në pjesën e dytë të ndeshjes në "Molineux", iu përgjigj me fyerje abuzimeve të tifozëve të Wolves, ndërkohë që trajneri Roberto De Zerbi u shpreh i frikësuar për shkallën e lëndimit të tij, i cili mund ta lërë jashtë fushave në një moment kritik kur "Spurs" po luftojnë për mbijetesë.

Ndonëse goli i Joao Palhinhas i dha Tottenhamit tre pikë shprese në betejën për të evituar rënien e parë nga liga që nga viti 1977, humbja e mundshme e Simonsit shton listën e gjatë të mungesave si Maddison, Kulusevski e Kudus, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen e holandezit në Botërorin e kësaj vere.

Linku i videos.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026