Wendt shpall katër prioritete nëse merr postin e ambasadorit në Tiranë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Wendt shpall katër prioritete nëse merr postin e ambasadorit në Tiranë
shab shqiperia1234
20/05/2026 - 20:17
Linku u kopjua

Nëse konfirmohem në këtë detyrë, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së, deklaroi sot i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt.

”Si komandant i forcave speciale të NATO-s, trupat speciale shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren në Shqipëri. Në Afganistan kam shërbyer si zëvendëskomandant i një komande rajonale, ku përfshiheshin edhe trupat shqiptare.

Kam konstatuar se forcat speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeu.

Ndërsa vetë populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës.

Nëse konfirmohem në këtë detyrë, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-ve.

Nëse konfirohem në detyrë, në ambasadë do të ndjekim katër linja kryesore veprimi për të zhvilluar më tej planin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Linja e parë do të përqendrohet te rrugët për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane do të ndihmojë që si Amerika, ashtu edhe Shqipëria të jenë më të sigurta.

Së dyti, do të punojmë për ta bërë Amerikën më të sigurtë. Këto hapa do të ndihmojnë edhe sigurinë e Shqipërisë. Do të mbështes përparimin e Shqipërisë drejt angazhimeve të Samitit të NATO-s në Hagë në vitin 2025, për rritjen graduale të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035, duke mbështetur gjithashtu forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe nisma të përbashkëta në fusha të ndryshme ushtarake.

Së treti, ne do të përqendrohemi në përpjekjet për ta bërë Amerikën më të begatë. Këto përpjekje do të ndihmojnë njëkohësisht edhe begatisë dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ndërsa sektorët e inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës, minierave dhe sektorë të tjerë zhvillohen në Shqipëri, bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të kenë një klimë të drejtë ligjore dhe kontraktuale.

Së katërti, fokusi ynë do të jetë vetë ambasada dhe njerëzit që punojnë aty. Një nga elementët kryesorë që unë e quaj faktori njerëzor do të synojë të përdorë mënyra standarde dhe krijuese për t’u kujdesur për pjesën më të rëndësishme të ambasadës: njerëzit e saj, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal”, deklaroi mes të tjerash Wendt para Senatit amerikan, ku ka paraqitur prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026