Osmani vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së
abdixhiku-foto-jasht
09/05/2026 - 15:08
Linku u kopjua

Pas përfundimit të takimit të këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se

Abdixhiku u tha mediave se Vjosa Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së.

Zonja Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së, gara do të jetë propozcionale sa i përket renditjes brenda listës, të cilat çështje teknike që tash sekretariati i LDK-së i trajton me kohë... Ishin 103 vota për”, tha Abdixhiku.

Ndërsa për mungesën e Hykmete Bajramit dhe Avdulllah Hotit në takimet e fundit, ai u shpreh se edhe ata janë pjesë e listës garuese dhe do të vazhdojnë angazhimet.

Më tej, ai theksoi se kush nuk e dëshiron bashkimin e LDK-së nuk e do as vetë LDK-në.

Ndërsa për mungesën e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, Abdixhiku potencoi se i njëjti ishte i angazhuar në terren.

E për përqindjen e votave që do t’i marrin në këto zgjedhje, ai pati një përgjigje interesante.

Kreu i kësaj partie u shpreh optimist se kanë kandidaten më të mirë për presidente dhe se presin nga populli që të të mbështet më 7 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026