Rama–Mihalit: Mos e ke të ndaluar hyrjen në Evropë, si dikur në Kosovë?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama–Mihalit: Mos e ke të ndaluar hyrjen në Evropë, si dikur në Kosovë?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë disa pyetje Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër të tjera, ai e pyet “Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, qysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?”.
Reagimi i tij i plotë:
Mihajli, paske fol për krimin diçka!
Tregoju popullit të Kosovës:
• Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje?
• Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?
• Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino!
“Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq.
Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.