Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman
1_Ujman
22/07/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar shqetësimeve të ngritura më herët nga Bashkimi Evropian, për këtë çështje.

Në një reagim publik, përfaqësia diplomatike e Berlinit në Kosovë thekson se respektimi i procedurave të rregullta ligjore dhe zbatimi i parimeve të shtetit të së drejtës, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të vendit.

“Ne bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermanë, transmeton KosovaPress.

Reagimi vjen pasi autoritetet kosovare kanë nisur rrënimin e objekteve të ndërtuara në pronat e ndërmarrjes "Ibër-Lepenc" në zonën e liqenit të Ujmanit, një veprim që është kundërshtuar nga pronarët e deritashëm serbë të atyre objekteve e shtëpive, e po ashtu edhe të udhëheqësve politikë të Komunës së Zubin Potokut që ka thënë se nuk ka dhënë leje për këto rrënime. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026