Vuçiq thotë se “asgjë nuk po i shkon mirë”, teksa poston një video në Instagram
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq thotë se “asgjë nuk po i shkon mirë”, teksa poston një video në Instagram
25/06/2026 - 16:58
Linku u kopjua
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video në Instagram ku prezanton dy robotë të veshur me kostume tradicionale serbe, të cilët vallëzojnë vallen popullore “Moravac”.
Gjatë videos, Vuçiq iu bashkua për pak çaste vallëzimit, por më pas bëri shaka me performancën e tij, pati një ankesë.
“Asgjë nuk po më shkon, ata e luajnë ‘Moravacin’ shumë më mirë se unë”, tha ai duke iu referuar robotëve “Milutin” dhe “Dragutin”, transmeton KosovaPress.
Përveç prezantimit të robotëve, presidenti serb shfrytëzoi videon për të ftuar qytetarët në tubimin e paralajmëruar për 27 qershor, para Kuvendit të Serbisë në Beograd.
Ai u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të marrin pjesë në ngjarje.
“Ju ftoj të gjithëve që më 27 qershor, nga ora 18:00, të jeni në sheshin para Kuvendit Popullor. T’u tregojmë të gjithë qytetarëve tanë se çfarë është e ardhmja”, deklaroi Vuçiq.
/Kosovapress/