Vuçiq relativizon takimin Gjuriq-Radoiçiq, thumbon Sanduloviqin për homazhet në Prekaz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas publikimit të fotografisë së ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriq me të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë  së Madhe, Milan Radoiçiq.

Derisa ka deklaruar se nuk e ka pyetur Gjuriqin për takimin me Radoiçiqin, i cili e ka marr përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiq ka thumbuar kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, për homazhet që ky i fundit ka bërë tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz, shkruan KosovaPress.

https://kosovapress.com/takimi-me-terroristin-radoiciq-sanduloviq-interpoli-e-shba-ta-ftojne-urgjentisht-gjuriqin-per-intervistim

“S’e kam pyetur Marko Gjuriqin nëse është takuar këtu apo atje, as nuk e pyeta kur, ku dhe pse, ose nëse është  ngrit nga tavolina për tu parë me Milan Radoçiqin, për t'u ulur për dy minuta apo ka ardh me të, asgjë nuk e kam pyetur, po vetëm i kam shikuar të gjithë denoncuesit dhe injorantët tjerë  sipas modelit te vitit 1943, si do ta raportojnë dikë diku, ‘imagjinoni me kriminelin serb është takuar’, me të vërtetë, ndërsa do t’i lavdëroni të gjithë ata që shkojnë tek varri i Adem Jasharit që vrau policët dhe ushtarët serbë të ligjshëm, dhe  prapë do të luani rolin e viktimës”, ka thënë ai për mediat serbe.

https://kosovapress.com/fotoja-me-radoiciq-gjuriq-nuk-e-kam-ndermend-ti-kerkoj-falje-kurtit-e-svecles

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024