Një tërmet është ndier në Kosovë, përkatësisht në juglindje të zonës së Kaçanikut, kështu bënë të ditur drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
Sipas Mustafës tërmeti që u regjistrua të hënën në orën 18:44 ishte me magnitudë prej 2.6 shkallë të rihterit, transmeton KosovaPress.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës - ME dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 06/01/2025 n’ora 18:44 sipas kohës lokale. Territori i Kosovës dhe i Maqedonisë Veriore (zona Juglindore e Kosovës dhe zona Veriperëndimore e MV) është goditur me një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 8 km”, ka shkruar Mustafa.