Vuçiq nervozohet me gazetarin: A po talleni, nuk e ekstradojmë Radojçiqin në Kosovë
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar t’i thotë mik Milan Radojqiqit, i cili ka pranuar se ka qenë organizatori kryesor i sulmit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Vuçiq në një intervistë për Sky Neës, i ka thënë gazetarit nëse po tallet kur është pyetur për ekstradimin e tij në Kosovë. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të ekstradojnë askënd në Prishtinë sepse nuk e njohin Kosovën si shtet.

“Po, ai... Mund ta [përshkruani si mik], jo nuk mund të them se ishte mik [por ai ishte një aleat i juaji dhe ja ku është] Pa dyshim që ishte nënkryetar i “Listës serbe” [është aleat i juaji dhe tha se ka marrë pjesë në atë që kosovarët e kanë quajtur pritë, ju nuk jeni dakord për atë term, por sigurisht që është një nga episodet më të dhunshme që ka ndodhur në vend në disa vite, ai është arrestuar këtu në Serbi, çfarë do të ndodhë me të tani?] ai është akuzuar, [a do ta quani krim atë që ndodhi] ai është i akuzuar, ishte një vepër penale e madhe, e rënde [ishte një vepër e madhe penale?] po [pse nuk ia dorëzoni atë kosovarëve] po talleni apo çfarë? Sepse ne nuk... [Unë po bëj një pyetje], por po ju pyes a po talleni sepse e dini që ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë sepse nuk e njohim Kosovën si shtet. [Por kjo është një vepër e rëndë, është një vepër që bën përjashtim, ndoshta duhet bërë përjashtime] Po, është një shkelje shumë e rëndë, ka pasur mijëra vepra të rënda dhe megjithëse ne jemi një shtet i njohur... dhe ata nuk i kanë ekstraduar në Beograd”, ka thënë ai.

Më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan në mungesë provash.

Në Bashkimin Evropian kanë thënë se do të presin hetimin e plotë përpara se të marrin ndonjë vendim për sulmin në Banjskë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025