Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 26-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s.
KosovaPress është pjesë e rrjeteve të Agjencive të Lajmeve Ballkanit, ABNA-se (www.abnase.com) dhe Evropës, EANA (www.newsalliance.com), duke e përmbyllur edhe ciklin e antarësimeve të saja në botë, aty ku Kosova është duke synuar.
Gjatë periudhës së luftës, KosovaPress publikoi lajme në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge.
Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, në shtator të po këtij viti, KosovaPress nisi rrugëtimin e saj si Agjenci e Pavarur e Lajmeve.Një kronologji e shkurtër:
Në vitin 2002, KosovaPress kaloi në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e prej vitit 2005 rifilloi publikimet edhe në gjuhën angleze, ndërsa, në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke.
Investimi i vazhdueshëm në teknologji i lejon sot KosovaPress-it të bëjë deri në 10 transmetime “live” në të njëjtën kohë, si dhe me regji.
Në vitin 2017, KosovaPress, pas nje lobimi disavjeçarë anëtarësohet me të drejta të plota në rrjetin e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE www.abnase.com). KosovaPress, që prej anëtarësimit, është duke dhënë një kontribut të vlefshëm në promovimin e vlerave nacionale në rrjetin e lajmeve që editohen në platformat e ABNA-SE.
Në shtator të 2021, KosovaPress pasi organizoi suksesshëm Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE, mori presidencën për një vit.
Lobimi dhe përpjekjet për të qenë pjesë edhe e rrjeteve tjera të agjencive të lajmeve nuk u ndalën.
Në fillim te vitit 2022, KosovaPress (Kosova), aplikoi për të qenë pjesë e rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës, EANA.
Në shtator të 2022-ës, në Asamblenë Gjenerale, KosovaPress pranohet zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), dhe me ketë anëtarësim KosovaPress-it iu hapën edhe më shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë e lajmeve të Evropës duke sjell produktet që i ofrojnë këto agjenci (https://www.newsalliance.org/news/the-european-alliance-of-news-agencies-welcomes-kosova-press-as-new-member-and-stefano-de-alessandri-ceo-of-ansa-as-new-member-of-the-board).
KosovaPress mori 25 vota duke u bërë anëtarja e 33-të e këtij rrjeti me të madh të agjencive të lajmeve e cila është themeluar më 1924 (https://www.newsalliance.org/members/).Deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë agjenci, përfshirë ATSH-në (Shqipëri), ANSA-n (Itali), ANA-MPA (Greqi), BTA (Bullgari), ANADOL AGJENCI (Turqi) dhe LUSA (Portugali) dhe është në proces edhe me shumë e shumë të tjera.
Ne shkurt të vitit të kaluar në Prishtinë, KosovaPress organizoi konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, për nder të 25-vjetorit të themelimit. Në Prishtinë u bashkuan më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani.
KosovaPress është një burim i besuar i lajmit si dhe një kontribuues i madh i rritjes së lirisë së të shprehurit.