Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Po ashtu, i palgosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër polic. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Lexoni zhvillimet minutë pas minute:Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, thotë për KosovaPress se vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe sulmet e vazhdueshme të grupeve terroriste serbe ndaj Policisë së Kosovës janë agresion i qartë, i paralajmëruar dhe i pritshëm nga një fuqi rajonale si Serbia, e cila ka shpenzuar 1 miliardë dollarë për armatime.
Kulla thotë se për ngjarjet e sotme përgjegjës është Beogradi zyrtar dhe se të gjithë ata që kanë menduar se Serbia ka ndryshuar, vetëm se kanë treguar naivitet politik.
“Kjo ngjarje është një agresion i qartë, i paralajmëruar, dhe i pritshëm. Tek e fundit, çfarë mund të presim nga një fuqi rajonale e cila ka shpenzuar 1 miliardë dollarë për armamtime. KFOR përgjegjësi? Ç’prisni që të rinjtë, italianët, turqit, hungarezët etj., të vriten për ne shqiptarët, kjo është naivitet. Përgjegjësia e vetme për këto ngjarje dhe për të mëparshmet dhe ato që vijnë më vonë kanë vetëm një adresë, Beogradin zyrtar”, thotë Kulla në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Ai thekson se në sulmin e sotëm të terroristëve serbë nuk ka ndikuar qasja e butë e ndërkombëtareëve, dhe se është vetëm çështje e naivitetit politik e atyre që kanë harruar se çfarë kanë qenë udhëheqësit sebë 25 vjet më parë.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa dy kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të informacionet zyrtare të deritanishme për zhvillimet që po ndodhin në zonën e fshatit Banjska të Zvecanit, konfirmon vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Sipas Policisë, në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.
Policia thekson se hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.
16.40 Shkon në shtatë numri i terroristëve të vrarë
Deri më tani dihet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dënuar fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës në Kosovë.
Varhelyi ka shkruar në X, se dhuna duhet të ndalet menjëherë.
16.30 “Ngushëllime për policin tonë të rënë”, Hovenier: Po punojmë me qeverinë që PK të operojë sigurt
Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të vendit të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ishte ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, që para mediave tha se po punojnë me qeverinë për t’u siguruar që Policia e Kosovës të operojë në kushte dinjiteti dhe sigurie.
“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin. Ne nuk kemi asnjë deklaratë përtej atyre të lëshuara tashmë nga ambasadat tona apo qeveritë tona. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën, i dënojmë sulmet, po punojmë ngushtë me Qeverinë për të siguruar që Policia e Kosovës të jetë në gjendje të operojë në kushte dinjiteti dhe sigurie. Natyrisht ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për popullin e Kosovës dhe familjet e policit tonë të rënë”, ka thënë Hovenier.
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it; i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës u takuan sot në Qeverinë e Kosovës për të biseduar për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën nga një grup terrorist serb.
Axha i policit të vrarë, Gani Bunjaku tha se ndjejnë dhimbje e krenari për nipin e tyre, policin e vrarë, Afrimin. Në shtëpinë e tyre në Samadrexhë të Vushtrrisë, u shpreh se është krenari të mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti.
Ai para mediave u shpreh se çdoherë ka qenë në kontakte me Afrimin, para se ai të niset në punë, me vendosmërinë për të mbrojtur tokën e vendit të tij.
Më tej, tha se ai sot po shpërblehet me titullin e heroit.
"Krenari është të mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti tonë që me vonesë e kemi fituar dhe ta mbrojmë me çdo kusht, me çdo pikë të gjakut tonë ta mbrojmë...gjithherë kam pasur kontakte sa herë ka shkuar, se këtu kam shtëpiat. Çdoherë kam biseduar me të, ka thënë 'krenar po e ndjej vetën që po shkoj atje dhe po i shërbej vendit tim'. Çdoherë me vullnet ka shkuar edhe faktikisht u vërtetua se edhe Zoti ka dashur që ata ta shpërblejë me titullin e heroit të kombit të vet", përfundoi ai.
15:55 Familjari i policit të plagosur: Lajmin e kemi marrë përmes mediave
Hifzi Rashiti, familjar i policit të plagosur pas mesnate gjatë sulmeve nga grupet e armatosura në fshatin Banjska të Zveçanit, ka thënë se gjendja e tij vazhdon të jetë mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Policin e plagosur e ka vizituar edhe kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke i thënë se turp se si reagoi ai pas situatës së sotme në veri.
Gërvalla ka shkruar në X, se terroristët vrasin policinë dhe ai iu bëni thirrje "të gjithë akterëve", por asnjë fjalë mbështetje për policinë.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jahstme, Josep Borrell ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm (e diel) në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Ai ka dënuar ashpër sulmin e bandave të armatosura kundër Policisë së Kosovës, derisa ka shtuar se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës.
Sipas tij, EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.
“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktoreve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka vijuar ai.
15.38 Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë
Gjashtë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
15.30 Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit
Ata po mbajnë takim me kryeministrin Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një policë i Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur nga një grup terroristë, i cili është vendosur në Manastirin në Banjskë dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga policia e Kosovës.
Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.
Policia fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.
Deri tash një terrorist dihet se është vrarë.
KFOR-i ka njoftuar se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it, janë të pranishme në zonë, të gatshme për t'u përgjigjur nëse kërkohet.
KFOR thotë se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.
Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).
Policia fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.
Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.
14.40 Ngjarjet në veri, flasin nga Spitali i Mitrovicës
Ajo shtoi se stafi shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës është në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në veri, ku një polic u vra, ndërsa u plagosën dy të tjerë. Ajo u shpreh se presin përkrahje edhe nga institucionet tjera.
Ajo tha se lëndimet e policit të vrarë janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Derisa shtoi se përpos tre policëve të paraqitur në spital nuk është paraqitur ndonjë rast tjetër.
14.38 Pas Bërnjakut mbyllet edhe pika kufitare në Jarinje
Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).
Përndryshe, grupi terrorist i grup i armatosur po vazhdon të qëndrojë në Manastirin në Banjskë dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga policia e Kosovës.
Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.
Policia konfirmoi se një nga kriminelët që kanë sulmuar policinë e Kosovës është vrarë. Ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe shpesh edhe me shkëmbime zjarri mes grupit terrorist dhe policisë së Kosovës. Po ashtu edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku janë mbyllur.
14:28 Kurti: Grupi kriminal në manastir i rrethuar nga policia, të dorëzohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, po e sulmon shtetin e Kosovës.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jahstme, Josep Borrell ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm (e diel) në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
14:00 Lajçak: Vrasësit e policit në veri të dalin para drejtësisë
13:49 Rama: Jeta e humbur e Policit në veri, kambanë për zjarrin që mund ta destabilizojë rajonin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës.
13:32 Pjesëtarë të Policisë në familjen e rreshterit të vrarë sjellin fotografinë e tij
13:16 Mjeku kujdestar: Polici i plagosur nuk mund të lirohet sot nga spitali
Mjeku kujdestar në Kirurgjinë Trokale në QKUK, Fitim Selimi, e cili aktualisht po merret me gjendjen e policit të plagosur mbrëmë pas mesnate në veri, ka deklaruar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Derisa ka shtuar se i njëjti nesër mund të lirohet nga spitali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon vendin.
12:35 Ambasadori italian dënon sulmet ndaj PK-së në veri: Përgjegjësit të sillen para
Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës derisa ka shprehur ngushëllimet më të thella për të afërmit e policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar me forcë sulmin ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa i palgosur Alban Rashiti. Ai tha se ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
12:14 Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Jemi në krah të Kosovës, akti i sotëm kriminal
12:04 Vrasja e policit në veri, Musliu: Serbia sulmoi Kosovën, dështim i Perëndimit
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit ku u vra një polic e një tjetër u plagos, ndërkohë që sulmet e grupeve të organizuara serbe ndaj Policisë së Kosovës vazhduan edhe më tej. Siç ka thënë ai, Serbia ka sulmuar Kosovën.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit, është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.
11:46 Krasniqi: Sulm direkt ndaj shtetit
11:46 Vrasja e policit, Idrizi: Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të sovranitetit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka ngushëlluar familjarët e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga grupet kriminale.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi tha se gjendja e familjarëve të Afrim Bunjakut është e rëndë. Ajo ka vizituar familjen e policit të vrarë në Samadrëxhë të Vushtrrisë, për çka tha se i ka edhe të afërm.
11:26 “Sulmi në veri është kryer nga njësi të specializuara të Serbisë”
11:10 Rohde: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se autorit e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku duhet të dalin para drejtësisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku për pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa mbeti i plagosur polici tjetër Alban Rashiti.
10:35 Pjesëtarë të policisë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë Bunjaku
10:21 Mblidhet Këshilli i Sigurisë
Në ora 10:00 ka nisur takimi i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në veri të vendit
Pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme.
10:01 Operohet me sukses polici i plagosur Alban Rashiti
9:49 Shtohen forcat policore në fshatin Banjska
Situata aktualisht në fshatin Banjska në komunën e Zveçanit është e qetë dhe vërehet një numër i madh i policëve të Kosovës. Ndërsa, ka edhe forca të EULEX-it, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Është mbyllur për hyrje nga Serbia, pika kufitare në Bërnjak. Kjo pas ngjarjes tragjike, ku është vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku nga grupet kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
9:28 Vrasja e policit, Konjufca: I kërkojmë faktorit ndërkombëtar ta dënojë Serbinë
9:10 Zbulohet identiteti i policit të vrarë në veri
Siç bëhet e ditur polici që ka humbur jetën është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku banda kriminale serbe kanë vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe kanë plagosur të paktën një tjetër.
8:15 Granata dore e zollë, detaje nga sulmi në veri ku mbeti i vrarë një polic
08:01 Zhvillimet në veri, Osmani ndërpret vizitën zyrtare në Nju Jork
Presidentja Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën zyrtare në Nju Jork pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës ndërsa një tjetër i plagosur.
Presidentja Vjosa Osmani reagoi pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në fshatin Banjska të Leposaviqit. Këtë ngjarje ajo e cilësoi si sulm ndaj Republikës së Kosovës e organizuar dhe orkestruar nga bandat kriminale serbe.
07:28 Vritet një polic në veri