Kurti: Grupi kriminal në manastir i rrethuar nga policia, të dorëzohen
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Grupi kriminal në manastir i rrethuar nga policia, të dorëzohen
381487851_1680682699084339_3982334436417025799_n
24/09/2023 - 12:28
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, po e sulmon shtetin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se vrasja e policit, Afrim Bunjaku, është akt i rëndë mbi vendin, derisa theksoi se sulmet mbi Policinë e Kosovës, janë duke vazhduar nga një grup prej tridhjetë personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Ai sqaroi në detaje sulmin e rëndë ndaj zyrtarëve policor në mëngjesin e sotëm, që la të vrarë një polic dhe dy të plagosur. 

Në konferencë për medie të dielën, Kurti publikoi disa fotografi ku dëshmohet lëvizja e grupit kriminal të armatosur rreth e rrotull Manastirit në Banjskë të Zvecanit.

Ai iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen tek organet kosovare të sigurisë.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, tha aktualisht nuk ka informacione zyrtare se nga shkëmbimi i zjarrit që po ndodh në Banjskë ka të lënduar të tjerë.

Ai shtoi se për këtë rast janë në koordinim të vazhdueshëm më KFOR-in.

I pyetur nga gazetarët, Kurti tha se nuk ka informacion se si kanë hyrë në Kosovë ky grup kriminal, teksa shtoi se kufiri me Serbinë në Leposaviq është i gjatë dhe kryesisht zonë malore.

Ai foli edhe për Manastirin në Banjskë, ku tha se nuk ka dijeni se çka ka brenda tij, mirëpo fakti që ky grup kriminal ndodhet brenda tij e ka bërë Policinë e Kosovës që të jenë më e kujdesshme.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori Hoti tha se nuk ka informacione se ky grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit i takon grupit Ëagner.

Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se për këtë rast ka qenë në kontakt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe se do të kontaktojë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026