Sulmet ndaj PK-së, Kearns: Personat e armatosur, milici të financuara dhe pajisura mirë nga Serbia
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet ndaj PK-së, Kearns: Personat e armatosur, milici të financuara dhe pajisura mirë nga Serbia
24/09/2023 - 12:26
Linku u kopjua
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ajo ka thënë se ky është një tjetër sulm i orekestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.
Kearns ka shtuar se sipas imazheve të para shihet se personat e armatosur janë milici të financuara dhe të pajisura mirë me automjete të blinduara.
The situation has not yet resolved with gun fire reported at Banjska Monastery.
Initial images suggest the gunmen are well funded and equipped militia, including with armoured vehicles.
Accountability must be upheld and they must face justice. Let us hope no one else harmed. 2/
“Thellësisht shqetësuese të shohësh një tjetër sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë. Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbështesë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës. Situata nuk është zgjidhur ende me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Manastirin e Banjskës. Imazhet e para sugjerojnë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”, ka shkruar ajo në “X”.
Deputetja britanike ka thënë se përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë.
“Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, ka thënë ajo.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.