Hajrizi: Fokusin e kemi në punë shkencore
Intervista
Lexohet për: 3 min.
hajrizi-13-01-25
2 javë më parë
Linku u kopjua

Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) është renditur në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë. Në nivel evropian, UBT është pozicionuar si universiteti i dytë për qasje në ndërmarrësi, dhe vendin e 26 në botë për avancimet në inteligjencën artificiale. Rektori Edmond Hajrizi thotë se fokus e kanë punën shkencore.

Gjatë vitit akademik 2024/2025, mbi 3 mijë studentë u regjistruan në këtë institucion arsimor, me 75 për qind të tyre të përqendruar në fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe menaxhim) dhe 25 për qind në fusha të tjera.

Hajrizi thotë për KosovaPress se në vitin e kaluar, UBT-ja ka pasur shumë përfitime nga projekte evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit dhe hulumtimit, rritje në numrin e diplomave të dyfishta, projekte hulumtuese shkencore me institucione prestigjioze nga SHBA-ja dhe Evropa.

“Kemi pasur këtë shumë përfitime nga projekte evropiane dhe ndërkombëtare, në fushën e edukimit dhe hulumtimit, ka një rritje më të madhe të projekteve hulumtuese shkencore me institucione prestigjioze nga SHBA-të  dhe nga Evropa, kemi rritur numrin e programeve të dyfishta, të diplomave të dyfishta me universitete të ndryshme, kryesisht me amerikane...”, thotë Hajrizi.

Sipas tij, në arsimin e lartë të Kosovës ka ende punë për tu bërë, siç thotë ai, duhet punuar në pjesën e rankimeve në shkencë.

UBT-ja bashkëpunon edhe me Universitetin e Prishtinës me projekte të rëndësishme në fushën e ICT-së, një program nacional të doktoratës për fushën e teknologjisë së informacionit dhe projekte të tjera të ndryshme.

Për këtë vit, UBT-ja, ka aplikuar për disa programe të reja të studimeve, te pjesa e fushave të mjekësisë ndërkombëtare.

Hajrizi thotë se prioritet i UBT-së për këtë vit, është kryesisht puna shkencore.

“Tash do të hymë në pjesën e riakreditimeve, disa programe të reja të studimeve kemi aplikuar që t’i marrim, sidomos në pjesën e doktoratës, te pjesa e fushave të mjekësisë ndërkombëtare, dëshirojmë, përveç akreditimeve nacionale, të kemi edhe globale, t’i zhvillojmë edhe ato. Jemi në ndërtim edhe disa komponentëve tjera të qytetit të mençur 2025. Fokusi jonë, do të jetë kryesisht puna shkencore, aty tanimë meqë kemi programe edhe staf, mendoj që mund të dedikoj më shumë, që Kosova të duket më mirë me statistika shkencore botërore dhe aty është prioriteti numër një i UBT-së në këtë vit”, thotë ai.

Intervista e plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025