Borrell dënon sulmin ndaj PK-së në veri: Autorët të përballen me drejtësinë
Dëgjoje me zë...
Borrell dënon sulmin ndaj PK-së në veri: Autorët të përballen me drejtësinë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jahstme, Josep Borrell ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm (e diel) në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Ai ka dënuar ashpër sulmin e bandave të armatosura kundër Policisë së Kosovës, derisa ka shtuar se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ai në “X”.
Sipas tij, EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.
“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktoreve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka vijuar ai.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.