Vrasje në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vrasje në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Policia e Kosoves1
Foto Arkiv
05/05/2026 - 09:34
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, raporton KosovaPress.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima fillimisht ishte dërguar në QKMF e pastaj edhe në Spitalin e Gjakovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati. Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “vrasje”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elezajt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026