Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
Dardan Molliqaj 07062026
07/06/2026 - 13:38
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas tij, të dhënat e KQZ-së po tregojnë se deri në mesditë ka pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve në zgjedhje.

Pasi votoi në shkollën “Iliria” në Prishtinë, Molliqaj tha se sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe është garanci për demokraci, raporton KosovaPress.

“Ajo çka po shohim sot në mesditë, fluksi i qytetarëve që po votojnë dhe nga statistikat e KQZ-së, aty-aty jemi dhe ka pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve të Kosovës. Unë besoj se është jetike që pas debateve dhe fushatës që ka ndodhur, sa më shumë njerëz të shkojnë në kutitë e votimit. Sa më i madh numri i qytetarëve në kutitë e votimit, aq më e madhe është garanci për demokraci. Ne besojmë që demokracia është çelësi i organizimit shoqëror dhe politik në secilin vend, e në veçanti te ne. Ftesa jonë është e qartë që secili që ka mundësi dhe vullnet të dalë të votojë, pasi kjo është garanci për një mundësi të mirë dhe zgjedhje të mira”, përfundoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026