Volksvagen në rënie të lirë, i bien fitimet edhe këtë vit
Dëgjoje me zë...
Volksvagen në rënie të lirë, i bien fitimet edhe këtë vit
Volkswagen po vazhdon të humb para.
Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, raportoi të enjten një rënie të fitimit edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, pasi shitjet nuk shkuan sipas planifikimeve në tregjet kryesore, por edhe për shkak të vështirësive të vazhdueshme në industri.
Fitimi neto ra me 28.4% në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 1.56 miliardë euro në periudhën janar–mars, njoftoi kompania. Një vit më parë, VW kishte raportuar 2.19 miliardë euro, që ishte tashmë 41% më pak krahasuar me 2024.
Të ardhurat ranë me 2.5% në 75.7 miliardë euro.
“Luftërat, tensionet gjeopolitike, barrierat tregtare, rregulloret më të rrepta dhe konkurrenca e fortë po krijojnë presione,” tha shefi ekzekutiv Oliver Blume në një deklaratë, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.
Volkswagen vazhdon të përballet me presion nga shitjet e dobëta në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. Dërgesat globale në të gjitha markat ranë me 4% në 2.05 milionë automjete. Rëniet në këto dy rajone neutralizuan rritjet në Evropë.
Fitimet u ndikuan gjithashtu nga rezultatet e dobëta edhe të markës luksoze sportive Porsche, pos tjerash, ku fitimi neto nga to ra me gati një të katërtën.