Ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm i cili duhet të ndalet.
Kështu tha Ushtruesi i detyrës se Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili potencoi se fëmijët duhet të përfshihen në proceset vendimmarrëse kur diskutohen interesat e tyre, por jo të përdoren si instrumente për qëllime elektorale.
Ndërsa, Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijeve zgjedh të mos komentoj përfshirjen e fëmijeve në aktivitetet e fëmijeve në tubime politike, duke iu referuar vetëm reagimit të djeshëm të bërë nga ta dje.
“Ky reagim ka ardhur nga raportimet nga terreni dhe pikërisht nga mediet që është parë përfshirja e fëmijëve në aktivitet e subjekteve politiken gjatë fushatës zgjedhore. Si KOMF nuk do të prononcohemi për reagimin e djeshëm reagimi është publik sot kemi folluar fushatën dhe sot dhe ditet në vijimë do tua kushtojmë fushatës “drejtësi qe sheh fëmijën”, tha ajo.KOMF ka kërkuar nga subjektet politike që t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmanget përfshirja e tyre në aktivitete të fushatës zgjedhore.
Ndërsa, në tubimin e mbrëmshem të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur mbrëmë në Vushtri lideri i kësaj partie, Albin Kurti e ka ftuar në foltore një vajzë e cila edhe recitoi një poezi dhe kjo më pas ngjalli reagime të ashpra.//B.Ibishi/