Vizitorët e huaj në Shqipëri u rritën me 6,2% në gjashtëmujorin e parë
Turizem
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vizitorët e huaj në Shqipëri u rritën me 6,2% në gjashtëmujorin e parë
turiste-1-696x464-1-696x430-1
24/07/2026 - 19:57
Linku u kopjua

Shqipëria regjistroi 9 166 350 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ose 6,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor në vend hynë 5 059 069 shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,2%, ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë arritën në 4 107 281, me një rritje prej 7,1%.

Vetëm gjatë muajit qershor, në territor hynë 2 081 649 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 0,9% më shumë se në qershor 2025. Prej tyre, 1 346 279 ishin shtetas të huaj, me një rritje vjetore prej 1,3%, ndërsa 735 370 ishin shtetas shqiptarë.

INSTAT bën të ditur se gjatë qershorit nga Shqipëria dolën 2 008 987 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 4,7% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas rajoneve të origjinës, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijon të vijë nga Evropa. Evropa Jugore përbën 66% të hyrjeve europiane, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore zë 14%, shkruan ATSh.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 98% e shtetasve të huaj kanë hyrë në Shqipëri për qëllime personale, tregues që është rritur me 1,6% krahasuar me qershorin e vitit 2025. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rënie prej 17,7%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026