Vizita e kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vizita e kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.
Vizita e Kryeministrit Rama në Tokio është shoqëruar me një atmosferë të veçantë protokollare, ku rrugët kryesore të kryeqytetit japonez janë veshur me flamujt e Shqipërisë dhe Japonisë, në nder të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rama ndau në rrjete sociale pamje të flamurit kuqezi të vendosur në krah të atij japonez, që valvitet në rrugët e Tokios.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të partneritetit Shqipëri–Japoni dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.
Sipas agjendës, Kryeministri Rama do të pritet me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, me të cilën pritet të zhvillojë një takim bilateral të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në aktivitete institucionale dhe ekonomike, si dhe do të vizitojë Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’i drejtohet një paneli diskutimi me temë “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, duke trajtuar procesin e integrimit europian dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.