Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë
Rama1234
05/06/2026 - 19:13
Linku u kopjua

Pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt Vlorës për t’u takuar me banorët e fshatit Zvërnec rreth problematikave dhe ankesave të tyre.

Rama mbërriti në Zvërnec me helikopter.

“Do më bësh mua të shaj gjykatën? Se gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Gati jam të të bashkohem. Hajde bëhemi bashkë, i gjejmë shtëpinë gjykatësit dhe e kapim të dy bashkë. Demokraci është kjo? Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës. Mos më bëj mua të merremi këtu me gjykatën, se vijnë ata dhe na kapin të dyve pastaj”, tha Rama.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha kryeministri Rama.

Prona tani më është shitur dhe ka pronarë të tjerë, që janë vetë-investitorë. Kur ata janë paraqitur te ne, kanë sjellë të gjitha letrat. Nga ana e letrave është gjetur procedura”, tha Rama.

 “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, u shpreh Rama.

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij.

Rama iu përgjigj një prej qytetarëve, duke thënë se ai nuk është takuar kurrë me pronarët e tokës në Zvërnec, duke shtuar se ajo është një tokë private, ku sipas tij, qeveria nuk mund të ndërhyjë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026