Teknologjia moderne dhe stafi i kualifikuar e futën brenda një kohe të shkurtër në listën e qendrave më të avancuara shëndetësore në rajon.
Është kjo poliklinika “Vita S” me vendodhje në Shkup që po shquhet si një qendër moderne diagnostifikuese me përkushtim ndaj kujdesit cilësor për pacientët.
“Poliklinika Vita S ka filluar një vit e pak muaj më parë. Është një investim nga Sava Re nga Sllovenia dhe Profesor Tarpevski nga Maqedonia. Ne ofrojmë pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, kemi ekspertizën mjekësore më të mirë në vend dhe në rajon. Kemi çmime konkurruese, vendndodhje të shkëlqyer në qendër të qytetit, parkim falas për të gjithë pacientët tanë”, deklaroi Mojsoski.
Poliklinika “Vita S” ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe departamentesh të specializuara, për diagnostifikim dhe trajtim, të mbështetura nga teknologjia më e avancuar mjekësore. Në këtë qendër moderne shëndetësore funksionojnë repartet e radiologjisë, mjekësisë interne, laboratorit, ortopedisë, kirurgjisë dhe spitalit ditor, si dhe qendra për trajtimin e plagëve.Në kuadër të departamentit të Radiogjisë ofrohen rezonanca magnetike (MRI), tomografia e kompjuterizuar (CT), radiografia dixhitale, mamografia dhe diagnostika me ultrazë për organe të ndryshme të trupit.



Nebojsha Mojsoski – drejtor i Poliklinikës “Vita S”
“Këtu në këtë klinikë ambulante ne kemi shumë, raste interesante ortopedike pediatrike si, deformimi i këmbës, vlerësimi i kukit me ultrazë dhe gjithashtu kemi shumë pacientë me, deformim skolioz, deformim të shtyllës kurrizore, dhe pastaj, shumë deformime të zhvillimit, si deformimet e kukit, si, deformimet e gjurit dhe të gjymtyrëve të poshtme. Kështu që, ne trajtojmë këtu të gjitha rastet pediatrike. Këtu ne kemi shumë teknologji moderne si, MRI dhe ultrasonografia, e cila është shumë e rëndësishme për diagnostifikimin e dislokimit të kukit dhe gjithashtu kemi MRI, e cila është shumë e rëndësishme për sëmundje si sëmundja Perthes, pastaj si epifizioliza e e kukit, dhe gjithashtu kemi, mundësi këtu që të bëjmë, Rreze-X (grafi), për, vlerësimin e të gjithë trupit.”, tha Bozinovski.
“Përveç pacientëve pediatrikë, kjo klinikë ambulante përfshin edhe pacientët më të moshuar me sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore dhe gjithashtu të kukit, kryesisht me artritin degjenerativ të kukit. Kështu që, ne mundemi, të bëjmë diagnozën këtu për këta pacientëme Rreze-X ose me MRI nëse na nevojitet, dhe gjithashtu mund të bëjmë trajtimin e këtyre pacientëve në në një formë si zëvendësimi total i kukit (protezë) ose operacioni i i disa problemeve degjenerative të të kukit.”, tha ai.
Edhe profesori i asociuar dhe ortopedi Aleksadar Saveski vlerësoi kapacitet diagnostifikuese të poliklinikës duketheksuarse pacientët kanë qasje në teknologjitë më bashkëkohore edhe për identifikimin dhe trajtimin rreth lëndimeve të indeve të buta.
Ndërkaqm ortopedi i specializuar në tumoret e kockave, Rezeart Dalipi, tregoi për zhvillimet teknologjike në Poliklinikën “Vita S” të cilat kanë avancuar ndjeshëm mundësitë për identifikimin e tumoreve të eshtrave dhe indeve të buta.
“Nëse fëmija fillon të ankohet për një dhimbje të ndonjë rajoni apo pjesë të ekstremitetit, që dhimbja është e herëpashershme dhe e vazhdueshme, që paraprakisht nuk ka anamnezë për ndonjë lëndim, atëherë duhet kjo çështje të trajtohet me seriozitet. Sot kemi në dispozicion mënyra të ndryshme të diagnostifikimit të tumoreve të eshtrave dhe të indeve të buta. Dhe ato janë: radiografia, ultrazëri, rezonanca magnetike, si dhe tomografia kompjuteristike, të cilat mundësojnë vlerësimin e shpejtë dhe të saktë të natyrave të përmasave të ndryshimit të vetë tumorit. Në institucionin tonë, në Vita Hospital Klinikën, kemi ku bëhet rentgengrafia, rezonanca magnetike, si dhe tomografia kompjuteristike, të cilat janë të disponueshme në një vend, gjë që mundëson të vendosjen më të shpejtë të diagnozës dhe planifikimin në kohë të trajtimit të mëtutjeshëm”, deklaroi ai.
Pulmologiam Irina Angelovskam konsulente në Poliklinikën “Vita S” në Shkupm theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta funksionale të mushkërive dhe diagnostifikime të avancuara.
Kësisoj, me teknologji të avancuar, ekip profesional dhe një qasje të përkushtuar ndaj çdo pacientim poliklinika “Vita S”, po ndërton standard të reja në kujdesin shëndetësor.
Andaj, kushdo që kërkon diagnostifikim më të shpejë, trajtim cilësor dhe kujdes të personalizuar për veten dhe familjen tuaj, “Vita S” ju mirëpret me shërbime moderne dhe ekspertizë mjekësore në një vend të vetëm.