…botues shqiptare të të gjitha trevave e përreth, vizitorë të shumë, lexuesit, pra, mes tyre dhe shkrimtarë, mbushin Panairin e Librit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me moton: “Libri hap botën”… – lexoj dhe ngazëllehem.
Ndjej se jam dhe unë në Prishtinën e dashur, ja, ashtu si libër a si shpirt…
…dhe s’kam si të mos kujtoj që SHBA me NATO-n u futën në Kosovë që të ndalnin atë eksod të madh si në Bibël, pushtuesi serb me dhunë e mizorira po i përzinte nga shtëpitë e tyre shekullore shqiptarët e Dardanisë, UÇK-ja po derdhte gjakun për çlirim… Ato ngjarje të mëdha nuk janë vetëm në kujtesën e re kolektive, por dhe në libra, në poezi e romane, edhe në këtë Panair të Prishtinës. Edhe në librat e mi, po t’i hapësh, do të dalin personazhe nga Kosova, ndoshta dhe po enden nëpër panair…
Dhe më ndërmendet Panairi i Parë menjëherë pas Luftës në Prishtinë, shkova dhe unë dhe pashë që Kosova ashtu si gërmadhat e shtëpive, po ringrinte ëndrrën, që nuk bëhet gërmadhë. Dhe shkruaja poezi:Sa e kam e pritur këtë natë
të hyjë mes netëve të mia.
bashkë.
në yllin tënd më të bukur
të shpirtit?
janë yjet e tu, Prishtinë!
Mund të ul një degë qiellore
si qershitë,
si bekimet.te qiriri yt i jetës,
që të mos më mungojë më nata jote,
GËRMADHAT DHE LIBRI
në Prishtinë – të zymta
sikur janë rrëzuar grumbuj resh
Ylberi i këputur, i shkrumbuar,
është harku fiksion
Pak më tej u hap Panairi
Kombëtar i Librit. Telat me gjëmbavallja e tyre skeletike mbaroi.
Kadmi i pellazgëve mbërriti.
tê librit në Prishtinë
të vëmë librin, atë të shpuarin
nga plumbat
Librin e parë “Mesharin”,
se prej këndej vinte Buzuku.
shkronjat shqipe mbi gur
Ne, që s’mundëm të jetojmë,
nuk do të mundim as të vdesim.
një dëshirë. Etosi më lë një autograf
të bardhë.
Nga libri “Si është Kosova”,
Dhe kopjet e para të librit m’i solli im bir, Atjoni, kthehej nga një takim i Parlamentit Europian të të Rinjve në Barcelonë, por ndali në Prishtinë. Ai ishte dhe autori i ballinës së librit. Shoh se të gjithë botimet e mia në këtë Panair kanë në kopertinë piktura të tij.
Jemi dhe ne, pra, aty, atë e bir…
